Diego Godin, për 7 min. euro tek Interi…

Uruguajani Diego Godin, një ikonë e Atletiko Madridit, sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e “bluzinjve” të Interit. Mbrojtësi 33-vjeçar do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare për t’u vënë në shërbim të skuadrës milaneze, duke u larguar pas kaq kohësh nga Madridi.

Sipas radios spanjolle “Cadena Cope”, mbrojtësi Godin do të përfitojë një pagë neto prej 6.75 milionë eurosh, ose 35 % më tepër nga sa paguhej tek Atletiko Madrid. Nëse konfirmohen thashethemet, kapiteni që ka luajtur 126 ndeshje për Uruguajin, do të jetë futbollisti që do të ketë pagën më të lartë në radhët e Interit.

Gjithashtu përflitet se në ditët në vijim, drejtuesit e Atletiko Madridit do t’u venë përpara Diego Godinit një kontratë me një page po prej 7 mln. eurosh në vit, por me një kohëzgjajtje 2-vjeçare, çka thuhet se mbrojtësi nuk do ta nënshkruajë, pasi ka vendosur t’i bashkohet Interit sezonin e ardhshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!