Ndizet Seria A, shqiptarët në fushë…

Seria A ndizet sot, ndërsa ofron një super ndeshje mes shqiptarësh. Strakosha i Lacios dhe Gjimshiti e Berisha të Atalantës, në duelin e Romës për të synuar një nga dy biletat e mbetura në dispozicion e që të dërgojnë edicionin e radhës në Champions League.

Në fakt, Lacio gjëndet shumë poshtë, por mundësitë për të rekuperuar janë të mundshme. Një fitore sot në përballjen direkte ndaj Atalantës do të poziciononte të kaltërtit shumë pranë bergamaskëve, pasi diferenca me ekipin nga Bergamo, do të reduktohej në 1 pikë.

Në krahun tjetër, Atalanta, me misionin të ruajë pozicionin e saj, por edhe të synojë vendin e tretë që mbahet nga Interi. Më këtë të fundit që dje, bëri një hap fals në Udine, ndërsa barazoi me vendasit pa gola. Strakosha dhe Gjimshiti në fushë, teksa Berisha edhe njëherë tjetër, pritet ta nisë nga stoli.

Interesant fakti që Atalanta dhe Lacio do të takohen sërish në “Olimpiko” të Romës pas pak më shumë se një javë. Finalja e Kupës së Italisë është trofeu i dytë më i rëndësishëm në Itali, me ekipet që do synojnë fort Kupën.

Sakaq edhe çifti Empoli-Fiorentina, konsiderohet betejë. Derbi toskan i gjen skuadrat në pozicione të vështira, ndërsa Empoli i Veselit e ka mundësinë e fundit për të mbetur në garë për shpëtimin. Fiorentina prej javësh pa rezultat pozitiv. Këto takime do të startojnë, duke nisur nga ora 12:30 me çiftin Empoli-Fiorentina. Lacio-Atalanta në 15:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!