Edhe Klaudia Shifer në derbin e Torinos…

Pasdite ishte në Paris për ditëlindjen e Donatela Versaçes, ndërsa në mbrëmje u pa në Torino, në stadiumin “Allianz” për derbin…

Surpriza ishte Klaudia Shifer në tribunën VIP të stadiumit, gjatë ndeshjes Juventus-Torino, e cila përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1 (Ronaldo 84’/Lukiç 18’).

Prania e aktores dhe modeles së shquar gjermane nuk ka shkuar pa u vënë re edhe shumë tifozë, të cilët kanë përfituar nga rasti për të bërë nga një selfie me aktoren.

Shifer ndodhet në Itali, sepse bashkëshorti i saj, Matheu Vaughn, regjisor dhe producent, po xhiron në Piemonte fragmente për filmin nga saga “Kingsman”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!