Titulli, Partizani pas 38 vitesh kampion…

Partizani-Vllaznia 3-0 (3-2, 3-2, 3-0). “Të kuqtë” në volejboll për meshkuj, kanë arritur të fitojë titullin kampion, diçka që nuk ndodhte prej plot 38 vitesh

“Të kuqtë” e Partizanit në volejboll për meshkuj kanë fituar edhe finalen e tretë ndaj Vllaznisë, që u zhvilluar sonte në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, duke u shpallur kampionë të Shqipërisë.

Ndryshe nga dy takimet e mëparshem, volejbollistët e trajnerit Ylli Tomorri e kanë dominuar tërësisht takimin e tretë, duke i mposhtur 3-0 dhe mos u krijuar asnjë mundësi shkodranëve për të fituar qoftë edhe ndonjë set.

Në dy ndeshjet e mëparshme finale, fillimisht në Shkodër dhe më pas në Tiranë, volejbollistët meshkuj të Partizanit kishin fituar me të njejtin rezultat, 3-2.

Me fitoren 3-0 të ndeshjeve finale, ekipi i Partizanit në volejboll për meshkuj që drejtohet nga trajneri Ylli Tomorri, meritoi titullin e kampionit të Shqipërisë pas 38 vitesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!