Struga pret festën, Lloga: “Po zien qyteti”

Skuadra strugane pranë historisë. Nesër, mundësia e artë për elitën, festa në 24 maj

Fc Struga Trim&Lum nga qyteti i Strugës në Maqedoninë e Veriut pritet që nesër, të sigurojë matematikisht ngjitjen në ligën më të lartë të kampionatit të vendit fqinj. Katër javë nga fundi, skuadra shqiptare, udhëheq bindshëm me 10 pikë më shumë se vendi i dytë. Kjo ka bërë që struganët, të nisin që tani të mendojnë për festën parashikuar në datën 24 maj, e cila përkon me javën e fundit të kësaj kategorie.

Në fakt, për t’i dhënë lexuesit diçka më konkrete, “Sporti IM”, ka kontaktuar ish-futbollistin e Laçit dhe të Elbasanit, njëherazi liderin e Strugës, 29-vjeçarin Altin Lloga. Sulmuesi ecën i sigurtë, jo vetëm më skuadrën e tij, por dhe në rrugëtimin për t’u shpallur golshënuesi më i mirë. Aktualisht, Lloga ka gjetur deri tani golin, 7 herë. Nesër, Struga Trim&Lum, do jetë mysafire në fushën e Pelister Bitola, me këtë të fundit që renditet në vendin e tretë.

Kur do jeni matematikisht në elitë?

 Lloga: “Jemi skuadra që kryesojmë kampionatin në Divizion 2. Madje të shkëputur me 10 pikë nga vendi i dytë. Ndërsa duhen dhe 4 javë nga fundi, suksesi duket i garantuar. Mund ta mbyllim që neser. Struga Trim&Lum ka bërë një super kampionat dhe e meriton totalisht ngjitjen. Interesant fakti, –nënvizon Lloga, – se ekipi ynë, me ngjitjen dhe garimin në elitën e Maqedonisë së Veriut, do të bëhët ekipi i parë nga Struga, që do marrë pjesë në kampiontin e nivelit më të lartë maqedonas.

 Gjendja ime?

Aktualisht jam golashënuesi më i mirë me 7 gola. Pa llogaritur këtu golat që kam bërë në aktivitete të tjera. Nuk po llogaris, as golin që i shënova Skënderbeut në Kupën Pavarësia, trofe të cilin e fituam për herë të dytë. Por kjo pak rëndësi ka. Më në fund, po bëjmë realitet ënderrën strugane për t’u ngjitur në elitë,” – tha  Altin Lloga, ndërsa beson se edicionin e ardhshëm, me Strugën, do përballet me skuadra si Shkëndija, apo Vardari i Shkupit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!