Iker Kasijas, urgjent në spitalin e Portos…

Ish-portieri legjendar i Real Madrid dhe kombëtares së Spanjës, Iker Kasijas, kampion bote në 2010 me “furitë e kuqe”, është transferuar me urgjencë në spital për një problem kardiak.

Sipas burimeve luzitane, Kasijas pas kontrolleve rutinë dhe ndërhyrjes në kohë, thuhet se nuk ka rreziqe shëndetësore, por kjo situatë ka shqetësuar jo pak ambientin rreth futbollistit dhe ekipin aktual të Portos.

Njëri nga portierët më të mirë në botë, përgjatë dy dekadave të fundit, është ndier keq pas seancës stërvitore, ndërsa sipas “A Bola”, portieri është kuruar në kohë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!