Partizani kampion, mund 3-0 Tiranën…

Ekipi i Partizanit në vojeboll për femra, që drejtohet nga trajneri Roland Tarja, ka merituar titullin e lartë të kampionit të Shqipërisë.
Në ndeshjet finale të “play-off”-it, vajzat e rrjetës së klubit “të kuq” kanë mundur tri here radhazi ekipin e Tiranës, 0-3, 3-1 dhe 3-2, pa e vënë në diskutim rifitimin e titullit të lartë të kampionit.
Volejbollistet e Partizanit, më herët kishin fituar edhe Kupën e Republikës, duke dëshmuar se janë forca numër një në volejbollin e femrave në Shqipëri.