Partizani, pas 2 javësh kampion?…

● Ekuacionet për zgjidhje në javët e mbetura të Superiores janë të shumta, si për titull, si për Europën, ashtu dhe për qëndrimin në kategori

Nga Shpëtim Gjoshi

Çfarë do të thotë për Partizanin fitorja në Vlorë?

Hera e fundit, që Partizani nuk e ka udhëhequr kampionatin, ka qenë java e 11-të. Më pas për 20 javë radhazi, “të kuqtë” janë ulur në karrigen e parë dhe nuk kanë ndryshuar vend.

Pas humbjes në Korçë, ka ardhur fitorja ndaj Kamzës që e ka ngjitur 1 pikë më lart se Skënderbeu. Kjo, ka ndodhur në fillimin e nëntorit 2018…

Ndaj që në krye kemi pyetur, çfarë do të thotë kjo për në betejën për titullin kampion?  

Kur kanë mbetur vetëm 5 javë deri në fund të kampionatit, Partizani është 10 pikë më lart se Kukësi i vendit të dytë dhe 16 pikë më shumë se Skënderbeu i vendit të 5-të.

Nëse mban këtë ritëm, në këto dy javë pasardhëse, skuadra e Skënder Gegës do të kurorëzohet kampion, madje në Tiranë ndaj Tiranës.

Kështu kanë ardhur punët në Superiore për kreun, por jo në shkallët e mëposhtme e deri në fund kur vazhdon beteja e qëndrimit në kategori.

Por a kemi verdikte të tjerë, nëse Partizani thyhet në Vlorë dhe në Tiranë? Ekuacionet për zgjidhje janë të shumta, si për titull, si për Europën, ashtu dhe për qëndrimin në kategori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!