Kategoria e Parë, “viktimë” e formulës…

Akuzat, apeli, thirrjet, që vinë nga personazhe të Kategorisë së Parë, deri tani kanë rënë në vesh të shurdhër

Nga Shpëtim Gjoshi

Një kampionat që ka humbur vlerat dhe kjo, vetëm nga formula që zhvillohet gara në Kategorinë e Parë. Interesi i paraqitur në dy fazat e para, është zbehur në fazën e tretë, atë të play-off-it, duke degjeneruar në kompromise, nga të cilat nuk fiton futbolli.

Përse duhet të ndodhe kështu? Kush përgjigjet dhe është i interesuar për një skemë të tillë që çdo vit përsërit vetveten, ndryshimi i së cilës edhe është premtuar? Sa i shërben cilësisë dhe rivalitetit për të fituar më i afti, më i përgatituri, kur përfundimet e takimeve janë të përcaktuara?

Tomori akuzon për marrëveshje. Burreli akuzon për dhunë, duke kërkuar vëmendje institucionale ndaj garave të mbetura deri në përfundim. Por a do të ndodhë një vëmendje më e rritur nga institucioni përkatës që organizon këtë kampionat në javët e mbetura?

Pyetje të shumta retorike që kërkojnë përgjigje, të cilat për hir të vërtetës, kanë munguar. Akuzat, apeli, thirrjet, që vinë nga personazhe të Kategorisë së Parë, deri tani kanë rënë në vesh të shurdhër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!