Maradona, një bravo për Mertens!…

“Unë shpresoj me gjithë zemrën time, se do të vazhdoni të shënoni kaq shumë gola me Napolin!!!”. Ky ishte mesazhi përgëzues në rrjetet sociale i “Pibe d’oro” për mesfushorin belg Mertens.

Diego Armando Maradona, përmes profilit të tij sociale, ka përgëzuar belgun Dries Mertens, i cili me supergolin që shënoi, jo vetem hapi sfidën ndaj Frosinones, por e arriti edhe atë, me 81 golat e realizuar me fanelën “blu” të Napolit në Serinë A.

“Unë e përgëzoj atë. Mendoj se rekordi Dries është i rëndësishëm dhe ne jemi të nderuar që kemi arritur Maradonën”, – ishin fjalët e Herman Mertens, babai i sulmuesit belg.

Ndërkaq, e ardhmja e Dries Mertensit është akoma e paqartë për vijimësinë e tij në radhët e skuadrës së Napolit. Marrëdhëniet e belgut me trajnerin Karlo Ançeloti kanë kohë që kanë pësuar krisje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!