Shpërthen Salvini: Milani ynë nuk është më

Ministri i Brendshëm i Italisë, Mateo Salvini, njihet si një tifoz i flaktë i Milanit. Por, kriza e fundit e rezultateve e klubit kuqezi, sidomos pas humbjes 2-0 ndaj Torinos, ka shkaktuar disa reagime te politikani, që fajëson ekip dhe lojtarët si pa entuziazmin dhe pa pasionin e duhur për ngjyrat kuqezi.

“Milani ynë nuk është më. Zemra, idetë, entuziazmi dhe pasioni kanë mbetur vetëm te tifozeria e mrekullueshme kuqezi. Të gjithë të tjerët përfshirë, shoqërinë, drejtuesit, trajnerët dhe lojtarët nuk japin shenja pozitive prej kohësh. Turp. Më mirë të luajnë lojtarët e Primaverës”, – është shprehur ministri Salvini.

Pak ditë më parë, duke folur për krizën e Milanit, “tifozi” Mateo Salvini, u shpreh se nuk është detyrë e Ministrit të Brendshëm të caktojë trajnerin e “djajve”. Ndërkohë që shtoi me ironi, se për të, në vend të Rino Gatuzos do të emëronte të birin e tij 19-vjeçar, që deri sa të dilte në pension, të paktë do ta nxirrte Milanin një here kampion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!