Atalanta me vuajtje, por në Champions…

Me vështirësi, por pas javës së 34-t skuadra bluzi e Atalantës renditet në vendin e katërt në Serinë A, duke siguruar përkohësisht zonën Champions për sezonin e ardhshëm.

Bergamaskët ia dolën në fund të fitojnë 2-0 dhe të thyejnë rezistencën e skuadrës së Udinezes. Gjithçka u përcaktua në 10 minutat e takimit. Për koincidencë, vetëm pas 4 minuash së futjes së Berat Gjimshitit (78’) në fushën e lojës. Fillimishit De Run shënoi nga pika e penalltisë, gol i cili u pasua edhe nga një dytë, me autor Pasaliç, pas një gjuajtje jashtë zone.

Pas kësaj fitoreje, Atalanta që po shkëlqen në këtë fund-sezoni në Serinë A, me 59 pikët e grumbulluara, renditet në vendin e katërt, me vetëm 3 pikë më pak se Interi, ndërkohë që ka kapërcyer dhe lënë pas Romën, Torinon, Milanin dhe Lacion.

Trajneri Gasperini, edhe në këtë takim, nuk e aktivizoi portierin kuqezi Etrit Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!