Formula 1: Valteri Botas triumf në Baku…

Finlandezi Valteri Botas i Mercedes, e nisi dhe e perfundoi në vënd të parë garën e sotme me 51 xhiro, zhvilluar para pak çastesh në Azerbajxhan.

Starti i gjithi për makinat anglo-gjermane, të cila patën si konkruent të vetëm Ferrarin e Fetel. Ky i fundit, garoi qetë përgjatë gjithë garës, ndërkohë që strategjia italiane u vu gjitha në dispozicion të gjermanit.

Pas garës: Sensasion shumë i bukur”,– tha Botas, teksa Hamilton shtoi –rezultat i jashtëzakonshem”

Çarls Lëklerk, partneri i Fetel te kokëkuqja, u shpall njeriu i Bakusë, teksa i nisur nga vëndi i 8-të, ia doli të mberrijë i 5-ti. Gjithsesi, monegasi figuroi piloti më i shpejtë në pistë, teksa fitoi edhe pikën shtesë që të jep rregullorja.

Hera e katërt në këtë edicion për Mercedes, që ngjit në podium dy pilotë.

Botas dhe Hamilton po bëjnë diferencën, ndërsa Ferrari me Fetel dhe Lëklerk, duket se i pret një sezon mjaft i vështirë. Gara e radhës në Formula 1 do të zhvillohet në Barcelonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!