“Kupa, mundësi me dy sfida”

Sot, Skënderbeu do të zhvillojë takimin e parë gjysmëfinal për Kupën e 67-të të Shqipërisë, ku përballë do të ketë skuadrën e Kukësit. Do të luajë në transfertë, në stadiumin e Kamzës, ku verilindorët janë akomoduar së fundmi.

Trajneri i korçarëve, Orges Shehi, i di mirë vështirësitë e këtyre ndeshjeve. Sezonin e kaluar ai ishte kapiteni i Skënderbeut që do të ngrinte lart trofeun e Kupës së Shqipërisë, ndërsa sot, në krye të pankinës së “ujqërve”, do të përpiqet të mos e lëshojë edhe këtë trofe të mbetur.

“Sigurisht që është një ndeshje e veçantë, pasi përballë kemi kundërshtarin me të cilin kemi pasur shumë rivalitet në vitet e fundit”, – u shpreh trajneri Shehi, duke konfirmuar se ekipi i tij do të luante më kujdesshëm në këtë sfidë për vetë specifikën që ka turneu.

“Kupa ka specifikë të veçantë, nuk mbaron nesër, ndoshta as me 180 minuta. Ndaj jemi të ndërgjegjshëm e vetëdijshëm që nesër duhet të jemi të kujdesshëm. Dihet që gjysmëfinalet janë me vajtje-ardhje, duhet të jemi të kujdesshëm për të interpretuar mirë ndeshjen duke e ditur që është kjo mundësi në dy sfida”, – deklaroi trajneri Shehi për Supersport.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!