E ardhmja e Rexhinaldos, as po, as jo!…

Si zakonisht, në çdo fund sezoni, shtohen edhe zërat e “merkatos”. Branda këtij sfondi kanë nisur edhe zërat për mundësinë e largimit të sulmuesit Artur Rexhinaldo nga radhët e “bluve” të skuadrës së Kukësit.

28-vjeçari nga Mozambiku, nëpërmjet në postimi në rrjetet sociale, është përpjekur të sqarojë pozicionin e tij. Madje një gjë të tillë ai e ka bërë edhe në gjuhën shqipe. Golashënuesit i verilindorëve, ka shprehur besnikëri ndaj skuadrës së tij.

Ai ka shkuar se ka një kontratë deri me 31 maj me Kukësin, të cilën do ta respektojë duke dhënë edhe shpirtin në fushën e lojës. Por vetem kaq. Gjithsesi, ky premtim nuk ka kaluar pa i rënë në sy trajnerit Ernest Gjoka, i cili i ka bërë “like” postimit të Rexhinaldos.

Sulmuesi mozambikas, prej tri edicionesh aktivizohet në futbollin shqiptar, duke spikatur me talentin e tij në performancat që ka shprehur në fushat e blerta.

Debutoi me gjirokastritet e Luftëtarit, ku u aktivizua në 32 ndeshje, ku realizoi edhe 8 gola. Sezonin pasardhës kaloi në radhët e kurbinasve të Laçit, ku zhvilloi 31 takime dhe realizuar 18 gola.

Ky është sezoni i tretë me Kukësin. Rexhinaldo deri tani është aktivizuar në 28 ndeshje, ku ka shënuar 10 gola. Ai është e dyti në listen e golashënues, në ndjekje të bashkëlojtarit, Shkurtaj, që ka realizuar deri tani vetëm 11 gola.

A do të vazhdojë sulmuesi mozambikas Artur Rexhinaldo të luajë në radhët e Kukësit edhe pas përfundimit të kontratës? Po t’i referohesh të së shkuarës, “jo”…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!