Dopingu, Kiprop përjashtohet për 4 vjet
Tri here kampioni i botës dhe olimpik në garën e 1500 metrave, atleti Asbel Kiprop nga Kenia, është përjashtuar për 4 vjet për shkak të përdorimit të dobingut. Ai është pezulluar deri në vitin 2022.
Atleti 29-vjeçar u gjet pozitiv në nëntor të vitit 2017. Ai gjithmonë ka pretenduar se është i pafajshëm, madje duke akuzuar se mostrat e marra për analiza ishin manipuluara. Por komisioni disiplinor i IAAF nuk e besonte versionin e tij dhe ka marrë masat disiplinore ndaj Kiprop.
Në sajë të performancës së atletit Asbel Kiprop, Kenia ka fituar tri tituj botëror në garën e 1500 metrave në vitet 2011, më 2013 dhe më 2015, ndërkohë që atleti është edhe fitues i medaljes së artë në Lojërat Olimpike të Pekinit.