Flamurtari: Musta dhe Kale, të mundim Teutën


●  Nesër në Vlorë, Flamurtari-Teuta. Sfida për Europën, vëndasit optimistë.

Vlonjatët nesër do të përballen me durrsakët. Një sfidë e vështirë, por një mundësi e artë për t’i parakaluar “djemtë e detit”. Teuta renditet e treta me 43 pikë, ndërkohë që një fitore e mundshme e Flamurtarit me 41 pikë, do të sjellë edhe ndryshimin e vendeve në renditje.

Ndaj edhe Emiljano Musta dhe braziliani Elton Kale, që dolën sot në konferencën e shtypit para ndeshjes së nesërme, ishin në unison: Kërkohet fitorja ndaj durrsakëve si një mundësi për të kapur Europën. Ndërkohë, që të dy “vlonjatët”, theksuan se fitorja ndaj Tiranës, ka ndikuar pozitivisht në moralin e skuadrës.

Ishte nje fitore shumë e vlefshme për ekipin ajo me Tiranën. Besoj se na bëri shumë punë, sepse ndihemi për ndeshjen e ardhës, që është vërtet shumë e vështirë. E rëndësishme është që ambienti është pozitiv te Flamurtari në këtë moment. Teuta? Të gjitha ndeshjet janë të vështira. Teuta luante për titull deri para pak javësh, por ka bërë dy-tre hapa falsë dhe tani rrezikon Europën. Ne do të hyjmë në fushë për të marrë maksimumin edhe në këtë ndeshje, për të marrë tri pikët. Futbolli luhet për tifozët dhe ne duam që ata të jenë sa më të shumtë në stadium, të na mbështesin që të arrijmë objektivin e fitores. Kam luajtur me Teutën më parë, por pak lojtarë kanë mbetur nga ajo kohë. Ka lojtarë, që sezonin e shkuar ishin me ne në ekip, si Bicaj, Bushiç etj. E përsëris, është një ndeshje radhe, që duhet ta fitojmë”, – ka thënë Musta.

Braziliani Kale ka theksuar se Flamurtari duhet t’i fitojë patjetër ndeshjet brenda: “Ne luajmë në shtëpi dhe ndeshjet në shtëpi duhen fituar të gjitha. Pra, ne luajmë vetëm për tri pikët. Europa është një objektiv i mundur, edhe pse janë edhe disa ekipe qe e pretendojnë aktualisht. Do të luftojmë fort deri në fund për t’ia arritur qëllimit”, – tha mesfushori brazilian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!