Andi Lila i jep lamtumirën sezonit…
● Mbrojtësi i kombëtares Andi Lila ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në gju, e cila ka përfunduar me sukses
Mbrojtësi i kombëtares kuqezi, kavajasi Andi Lila, mësohet se ka kryer një operacion në mensik, të cilin e ka kaluara me sukses.
Gjithsesi, pas kësaj ndërhyrjeje kirurgjikale, sezoni sportive për mbrojtësin kuqezi që luan me skuadrën greke të Pas Janinës, duke konsideruar i përfunduar. Rikuperimi, nga përvoja, kërkon të paktën rreth 3 muaj kohë.
Lajmin për kryerjen me sukses të operimit të meniskut, e ka bërë të ditur vetë mbrojtësi i kombëtares Andi Lila, i cili ka botuar në faqet e në rrjetin social Facebook dhe Instagram, foton e tij post-operatore.
“Faleminderit Zot, gjithçka shkoi mirë. Shpresoj të rikthehem sa më shpejt edhe më i fortë”, – shkruante Lila në postimin e tij pas daljes nga operacioni.