Edi Reja, trajneri i ri i Kombëtares…

Pas shumë diskutimesh, emrave të përfolur, Federata Shqiptare e Futbollit ka përzgjedhur trajnerin e ri të Kombëtares. Edi Reja do të jetë trajneri i ri i Kombëtares sonë kuqezi, sipas asaj që raporton “Top Channel”.

Për stolin e Shqipërisë, pas shkarkimit të Kristian Panuçit, ishin përfolur edhe emra si Zakeroni apo dhe Donadoni, por me sa duket Federata ka preferuar Edi Rejan. 73-vjeçari ka drejtuar më parë në karrierën e tij klube si Napoli, Lacio apo Atalanta, etj.

Edi Reja ka qenë i pranishëm edhe në ndeshjen e Shqipëri-Turqi, të zhvilluar në fund të marsit në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, takim që u humb 0-2 nga kuqezinjtë tanë, rezultat ky që më pas u shoqërua edhe me shkarkimin e trajnerit Panuçi.

Nënshkrimi i kontratës me FSHF-në, gjë do të realizohet në ditët e ardhshme, do të zyrtarizojë edhe trajnerin Edi Reja në krye të Kombëtares sonë kuqezi.

Kjo marrëveshje do të zgjasë deri në muajin nëntor, me opsion zgjatjen e saj, nëse palët bien dakort për vazhdimin më tej të këtij bashkëpunimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!