“Vllaznia 2019”: Kajoshi e Zeneli, të dalluar

Italia është vlerësuar si ekipi më i mirë i Memorialit Ndërkombëtar “Vllaznia 2019”. Ndërsa kupat për sportistët më të mirë kanë shkuar për boksierët e kombëtares shqiptare, teksa Arjon Kajoshi ka marrë atë të boksierit më teknik, ndërsa Krenar Zeneli atë të boksierit më të mirë të turneut.

Ky ka qenë verdikti i finaleve të zhvilluara mesditën e sotme në “Qazim Dervishi”. Në 7 ndeshjet e zhvilluara, 3 prej tyre janë fituar nga boksierët italianë, 2 nga shqiptarët dhe nga një Kosova dhe Belgjika.

Gjithçka ka shkuar ashtu si duhet në këtë aktivitet që zgjati tri ditë, në të cilin kanë marrë pjesë boksierë nga 7 vende të Europës, ku kane spikatur ata të Italisë, në radhët e të cilit ishin nga ata që kishin fituar 7 medalje europiane.

Ja dhe ndeshjet finale të memorialit:

56 kg: Krenar Zeneli (Shqipëri) – Muhamet Qamili (Shqipëri) 3-0

64 kg: Indrit Sokoli (Shqipëri) – Paolo Dilernia (Itali) 0-3

69 kg: Ruben Veciunca (Belgjikë) – Patriot Behrami (Kosovë) 0-3

75 kg: Arjon Kajoshi (Shqipëri) – Filipe Natal (Belgjikë) 3-0

81 kg: Besart Pireva (Kosovë) – Simone Fiori (Itali) 0-3

91 kg: Donald Paluca (Shqipëri) – Victor Schelstraete (Belgjikë) 0-3

+91 kg: Mirco Carboti (Itali) – Pavle Raiçkoviç (Mali i Zi) 3-0

Në përfundim të aktivitetit, gjyqtaria ka përcaktuar edhe më të mirët e Memorialit  Ndërkombëtar “Vllaznia 2019”:

Boksieri më i mirë i turneut: Krenar Zeneli

Boksieri më teknik: Arjon Kajoshi

Trajneri më i mirë: Fabricio Cappai, i kombëtares së Italisë

(Marrë nga Shkodra Sport)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!