Finale për Besën, fitorja kusht…


Trajneri i portierëve te Besa, optimist. Rama, kyçim porten.

Besa e kavajes, emer i rëndësishem në futbollin shqiptar, ka disa edicione që vërtitet në kategori të parë. Megjithatë pas disa përforcimeve gjatë janarit, skuadra e trajnerit Gugash Magani kërkon të imponohet duke kërkuar me insistim të mberrijë në krye të grupit “B”.

Java e dërgon Besën në Orikum, aty ku ekipi vëndas, edhe pse debutues, ka arritur të thyejë shumë nga ekipet me zë të kësaj kategorie. Por për trajnerin verdhezi të portierëve, Kastriot Rama, dueli i sotëm kthehet në detyrim për kavajasit. Gjithnjë nëse duan Superioren që këtë sezon.

Për Besën, deri në fund të ndeshjeve, nuk ka rrugë “dytësore”. Pas pushimit, diktuar nga formula, do udhëtojmë drejt Orikumit. Respektuar kundërshtarin, Besa nuk mund të gabojë. Japim gjithçka në fushë për të marrë tri pikë. Së paku, porta jonë do bëjë detyren për të mos pësuar. Nëse sulmi ynë do shënojë, jam i bindur se nga transferta, kthehemi me tri pikë“, – tha Rama.

Ndërkaq, në kampin verdhezi, kanë nisur të bëjnë llogari. Sipas tyre, takimi i ardhshem me Bylis në Kavajë, do të jetë sfida e verdiktit të madh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!