Rrokadë trajnerësh, ikën Sinella e vjen Duro
Në skuadrën Egnatia të Rrogozhinës, sot gjërat kanë lëvizur me shpejtësinë e dritës. Para dite trajneri i tyre jep dorëheqjen, pasdite drejtuesit e klubit prezantojnë para skuadrës trajnerin e ri.
Kavajas për kavajas. Ikën Bledar Sinella dhe vjen Ilir Duro, një njohje e vjetër ky për futbollistët dhe Egnatian.
Lajmin e bën të njohur vetë klubi i Egnatias, nëpërmjet një postimi në Facebook, ne të cilin njofton për ndryshimin e kreut të stolit të skuadrës së Rrogozhinës:
“Ilir Duro trajneri i ri i KF EGNATIA.
Pas disa javesh ne krye te skuadres trajneri Bledar Sinella ka mbyllur bashkepunimin me klubin tone.Gjate nje diskutimi qe ka pasur me drejtuesit nuk e ka pare me te arsyeshme te qendroje dhe ka paraqitur doreheqjen. Duke qene se perballja me Lushnjen eshte ne prag eshte emeruar ne krye te pankines nje emer jo i panjohur si Ilir Duro. Qe eshte emeruar qe ne fillim te kampionatit si drejtor teknik. Kujtojme qe Duro ka drejtuar ne vitin e kaluar per disa jave skuadren. Keshtu ne duelet e mbetura per kete sezon do te jete nje tjeter kavajas ai qe do te jete “timonier” deri ne fund…!”, – mbyllet njoftimi i klubit rrogozhinas të Egnatias.