Vllaznia dhe enigma Bylis-Besa…

U luajtën edhe takimet e javës së 22-të në Kategorinë e Parë, ku enigmat sa vinë dhe bëhen më të pakta. Në grupin A, Vllaznia e ka siguruar ngjitjen në Superiore dhe pret bashkëshoqëruesen e saj nga grupi B, enigmë kjo që pritet të zgjidhet javën e ardhshme në takimin Besa-Bylis. Ballshiotët udhëheqin grupin me 30 pikë, të ndjekur nga Besa me 3 pikë më pak.

Ndërkohë gara e mbijetesës është e ashpër në të dy grupet. Tek “A”- luftojnë Shënkolli dhe Vora, kurse te “B”-ja Tomori, Elbasani dhe Turbina ndjekin njera tjetrën.

Ja dhe perfundimet e ndeshjeve të javës së 22-të:

Grupi A, Play-off

Dinamo-Erzeni 2-0 (Kolgega 8’, Ndreu 63’)

Korabi-Besëlidhja 0-0

Vllaznia pushim

Grupi A, Play-out

Burreli-Veleçiku 1-0 (Kurbneshi 22’)

Shënkolli-Vora 1-1 (Pelinku 91’ / Turhani 91’)

Iliria pushim

Oriku-Besa 0-1 (Çelhaka 26’)

GRUPI B, Play-off

Lushnja-Egnatia 2-2 (Sefa 41’, 47’ / Branica 48’, Ibrahimllari 83’)

Bylis pushim

Grupi B, Play-out

Tomori-Turbina 0-2 (Roshi 72′ (pen), Hasa 90′)

Apolonia-Pogradeci 4-0 (Vladisavljeviç 33’, 69′, Mihana 48′, Gjata 70′)

Elbasani pushim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!