Kukësi i Ndreut, një tjetër pretendent…
● Lojë pa grintë në “Elbasan Arena”, Teuta e dorëzuar. Rexhinaldo vulos kualifikimin e Kukësit në gjysmëfinalet e Kupës së 67-të të Shqipërisë
Kukësi – Teuta 1-0 (2-2) (Rexhinaldo 61’)
Takimi i kthimit në “Elbasan Arena”, mes Kukësit dhe Teutes, ka përfunduar me fitoren e verilindorëve 1-0. E para ishte mbyllur në barazim 2-2 në “Niko Dovana” të Durrësit. Rexhinaldo vendosi “veton” në të 61′ dhe kjo ka bërë që Kukësi të triumfojë me një biletë në gjysmëfinale.
Ramazan Ndreu dukej se kishte përgatitur me shumë kujdes takimin. Lojë të kontrolluar dhe pak ngacmime përpara. Për ta vënë në “gjumë’ Teuten. Fraksioni i parë shkoi sipas logjikes së Kukësit, që gjithsesi u vu në siklet në një moment të mirë Bushiç..
Në pjesën e dytë, pritej që Shkëmbi dhe Teuta e tij, të ndyshonte fizionomi. Për të synuar golin kualikues. Megjithatë, loja vazhdoi e njëjtë si në pjesen e parë.
Diferencen e bëri goli i Rexhinaldos në minutën e 61-te. Kordeiro nga krahu i djathtë pasoi bukur për mozambikasin, i cili ndëshkoi me të djathtën. Ky gol vendosi dhe rezultatin final të sfidës, me Kukësin që i bashkohet Skënderbeut, Luftëtarit dhe Tiranës.