Vllaznia, “poker” në derbi


Vllaznia – Besëlidhja 4-0 (Xhunior 52’, Ignat 63′, Kruja 80′, Hajdari 88′)

Ajo që në të shkuaren është konsideruar si derbi i Veriut, u zhvillua sot në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodres. Vllaznia vendase dhe Besëlidhja e Lezhës, në duelin e sotëm për llogari të Kategorisë së Parë, përfundoi në shifra të thellë për skuadren e teknikut Agim Canaj.

Vlonjati sikundër disa homologë të tij, kryesisht në Superiore, e pati debutim këtë takim, ndërsa puna e Hasan Likes, tashmë i vetëlarguar për shkaqe familjare, u duk se funksionoi dhe në këtë takim.

Canaj, nuk ndryshoi shumë në formacion dhe në taktikë. Pas një fillimi të dueluar, Vllaznia fillon të krijojë epërsi, madje në fund të takimit, arriti të shënojë dhe dy herë të tjera, përpara se Xhunior e Ignat t’i kishin dërguar shifrat në 2-0. Të tretin e shënoi Kruja ndërkohë që në fund, veterani Hajdari, plotësoi pokerin shkodran.

Për ekipin nga Lezha, duket se kampionati ka përfunduar dhe tekniku Gjoni, lipset të mendojë për edicionin tjetër.

Me këtë fitore, Vllaznia e Shkodres, fare pranë rikthimit në “sofren” e Superiores. Kuqebluve, iu mjafton një pikë, festa gati.

Pas pushimit, parashikuar në kalendar, shkodranët do të udhëtojnë drejt Shijakut për të kërkuar pikën e matematikes. Canaj me luksin të shijojë epërsinë e skuadres që kryeson që nga starti i edicionit. Vllaznia u kthye…

Rezultatet e plota të ndeshjeve të Kategorisë së Parë për javën janë:

GRUPI A, PLAY-OFF

Dinamo-Korabi 3-1 (Kolgega 33′, Vrapi 40′, Sefa  82’/ Skuka 60′)

GRUPI B, PLAY-OFF

Bylis-Egnatia 5-2 (Guindo 31′, Murataj 67′, Bepe 77′, Adroj 87′, Aliaj 90+5’/ Bakalli 56′, Troka 71′)

Orikumi-Lushnja 1-1 (Kongjoni 38′, Allkanjari 46′)

GRUPI A, PLAY-OUT
Vora-Burreli 1-0
(Allmeta pen. 45+5′ / )

Iliria-Shënkolli 1-1

GRUPI B, PLAY-OUT

Turbina-Apolonia 0-1 (Mihana 2′)

Elbasani-Tomori 2-0 (Lleshi 18′, Nuri 63′)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!