Kërcënohet, trajneri Canaj jep dorëheqjen!

Tronditet sërish futbolli shkodran. Vllaznia sot nuk ka zhvilluar stërvitjen e radhës. Trajneri i kuqebluve shkodranë Agim Canaj i ka paraqitur dorëheqjen nga detyra administratorit të klubit, Suat Lici.

Mësohet se shkas për këtë janë bërë presionet dhe kërcënimet që i janë bërë trajnerit kryeqytetas nga futbollistë të klubit Vllaznia.

I gjendur para kësaj situate të pakëndshme dhe problematike, administratori Lici ka njoftuar kryebashkiaken Voltana Ademi. Janë zhvilluar mbledhje, por ende klubi Vllaznia nuk ka dalë me një njoftim zyrtar, i cili pritet të sqarojë situatën e krijuar.

Nuk është rastësi kjo që ndodh në Shkodër dhe te Vllaznia, Vitin e shkuar një situatë e tillë kërcënimesh dhe presioni përjetoi edhe ish-trajneri Ernest Gjoka, madje ndaj tij pati edhe tentativa për të ushtruar dhunë fizike.  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!