Liverpul rrezikoi, por me fat triumfoi…

● “Të kuqtë” fitojnë “in extremis” dhe kryesojnë Premier League me 79 pikë, Emocione, festë në “Anfild Roud”…

Liverpuli rrezikoi shumë në sfidën ndaj londinezëve, por në fund me pak fat arriti të fitonte 2-1 ndaj Totenhemit. Shpërthime emocionesh në terrenin e “Anfield Roudit”, jo vetëm të trajneri Klop, por i të gjithë tifozëve të thërrisnin: “Go, Go”!

“Të kuqtë” e Liverpulit kaluan të parët në epërsi me anë të brazilianit Firmino, që në minutën e 16-të.

 “Të kuqtë” patën edhe disa mundësi për t’i dyfishuar shifrat, por fati dhe portieri i Totenhemit, francezi Hugo Loris, bënë që pjesa e parë të mbyllej me avantazhin vetëm të një goli. Mirëpo në minutën e 60-të Lukas Moura gjen golin e barazimin për londinezët.

Kur gjithçka po shkonte drejt një fundi të barabartë, mbrojtësi Alderueirild do të shkaktonte autogol në minutën e 91-të, duke i “dhuruar” një fitore të çmuar Liverpulit të gjermamit Jurgen Klop. 2-1 për Luverpulin!

Një fitore të frikshme, por me shumë vlerë ka marrë edhe Çelsi i Sarrit në transfertën e Uellsit. Në fushën e Kardifit, “blutë” e Londrës vetëm në minutën e 91-të arritën të përmbysnin në 2-1 epërsinë e uellsianëve që kishin shënuar të parët.

Pas javës së 32-të në Premier League, udhëheq Liverpuli me 79 pikë, i ndjekur nga Mançester Siti i Pep Guardiolës me 77 pikë dhe një ndeshje më pak.

Totenhemi i Poçetinos renditet i treti, por së bashku me Mançester Junajtid me nga 61 pikë. Çelsi ka 60 pikë, sa edhe Arsenali që luan nesër.

Shkurt, janë katër ekipe në “grindje” për të fituar një biletë për në Champions League sezonin e ardhshëm.

.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!