Junajtit, e dyta në “epokën” Solskjaer…

Norvegjezi Solskjaer rregjistron humbjen e dytë në drejtimin e “djajve të kuq”. Në javën e 32-të, Mançester Junajtit humbet 2-1 në transfertë ndaj Volvesit.

Edhe pse të besuarit e tij kaluan në epërsi që në minutën e 13-të, pas golit të mesfushorit MekTominej, loja në vijimësi mori për ters për “djajtë”. Vendësit barazuan në minutën e 25-të, ndërsa në pjesën e dytë Eshli Jong doli me karton të kuq dhe e la Junajtid me 10 lojtarë në fushë.

Gjithsesi, humbjen Mançesterit do t’ia sillte mbrojtësi Smolling në minutën e 77-të që do të shkaktonte autogol në portën e De Geas dhe do t’i dhuronte fitoren 2-1 Volvesit.

Kjo humbje e pësuar e komplikon situatën në renditje të Mançester Junajtid. Me 61 pikë dhe në vendin e 5-të, ata rrezikohen në garën për Champions për t’u parakaluar nga Çelsi, nëse londinezët arrijnë të fitojnë ndaj Brajtonit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!