Raiola ve çmimin:16 mln. euro në vit!

Kaq është paga neto që menaxheri i famshëm italian Mino Raiola kërkon për klientin e tij, mesfushorin francez Pol Pogba, që luan me Mançester Junajtid.

Si zakonisht kur vjen fundi i sezoneve, nis edhe zhurma e tregut të futbollit. Ditët e fundit është folur shumë për mundësinë që kapitenin e Francës, Pol Pogba, të lëvizë nga skuadra e Mançester Junajtid. Kontrata e tij me klubin e “djajve” në limitet e saj.

A do të vazhdojë Pogba të luajë me Junajtid? Eshtë folur mjaft për një kalim të mundshëm të francezit në radhët Real Madridit, dëshirë të cilën nuk e ka fshehur as Zidane, trajneri i ri i “mbretërorëve” dhe as mesfushori Pogba, që e ka krahasuar si një ëndërr veshjen e fanelës së madrilenëve.

Këtu ka dalë në skenë menaxheri Raiola, që menjëherë ka përcaktuar edhe pagën që duhet të përfitojë klienti i tij, mesfushori francez Pol Pogba. Italiani është në kërkim të një klubi të ri për lojtarin. Për të kanë rëndësi paratë, transaksioni prej të cilit përfiton edhe ai.

Aktualisht te Mançester Junajtid mesfushori francez Pogba ka një pagë prej 10 milionë eurosh në vit, shumë së cilës duhet t’i shtojmë edhe 5 milionë euro të tjera të ardhura që vinë nga shitja e imazhit të lojtarit.

Për menaxherin Raiola tani çmimi për kapitenin e Francës, është rritur në tregun e futbollit europian. Tani mjafton që dikush të ketë 16 milionë euro për të paguar për shërbimet e Pol Pogbasë dhe italiani, menjëherë është gati të lidhi kontratën e re.

Nëse madrilenët do të jenë të gatshëm për të sakrifikuar nga kasaforta e tyre 16 milionë euro në vit për mesfushorin francez, atëherë Pol Pogba do të bëhet lojtari më i paguar te Real Madridi, përpara Garet Bejlit (14 milionë) dhe Serxhio Ramosit (11 milionë euro).

Oferta e menaxherit Mino Raiola është e hapur për të gjithë. Ai nuk pa preferenca dhe komplekse në botën e futbollit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!