Ajaks i tregon vendin PSV Eindhovenit
● “Lançierët” e Amsterdamit fitojne 3-1 ndaj kryesuesve të Eredivisie. Diferenca tani midis tyre 2 pikë më pak
Klasikja e futbollit holandez foli e gjitha për Ajaksin. Skuadra e teknikut Erik Ten Hag nga Amsterdami, të dielën nuk e vuri në asnjë rast në diskutim fitoren ndaj kryesuesve të PSV-së, teksa i mundën me një 3-1 të padiskutueshëm.
“Lançierët” e Amsterdamit e zhbllokuan rezultatin në minutën e 21-të, pas një autogoli të Shvab që gaboi para portës së tij.
Pas barazimit 1-1 në minutën e 58-të nga Luk De Jong, futbollistët e Ajaksit morën kontrollin e lojës dhe krijuan epërsi të padiskutueshme ndaj PSV të Eindhovenit.
Tadiç në të 72-tën dhe Neres në të 96-tën, fiksuan shifrat e fitores 3-1 për Ajaksin, i cili qysh nga minuta 57-të kishte mbetur me 10 futbollistë në fushë, pas ndëshkimit me karton të kuq të Mazraouit.
Pas kësaj fitoreje në javën e 27-të, Ajaksi ka 65 pikë, dy më pak se PSV Eindhoven që udhëheq Eredivisien holandeze.