Feronikeli-Prishtina-Llapi, dueli për titull

Në diferencë prej 2 pikësh nga njera-tjetra, gara për titullin kampion në Kosovë është përqëndruar midis tri skuadrave. Java e 25-të, nuk solli ndryshime në renditje

 Dhëmb për dhëmb është bërë gara për titullin kampion në futbollin kosovar. Edhe java e 25-të nuk solli ndonjë zhvillim në renditje. Pretendentët për titull nuk gabuan.

Me vuajtje, “in extremis”, në minutën e 89-të, Jashari shkakton autogol në portën e Ballkanit, duke i “dhuruar” një fitore të çmuar 1-0 në transfertë Feronikelit që drejtohet Zekerija Ramadani. Me 59 pikë skuadra nga Theranda kryeson renditjen.

Përgjigjja e Prishtinës ishte e menjëhershme. Skuadra e Mirel Josës mposhti me lehtësi 3-0 në stadiumin “Fadil Vokrri” Lirinë e Prizrenit. Pas golit të Ahmetit, në pjesën e dytë, Meriton Korenica, nuk e harron zakonin, shënon dy gola dhe fikson fitoren 3-0 për kryeqytetasit. Prishtina e dyta me 57 pikë.

Me 2 pikë më pak se Prishtina dhe 4 nga Feronikeli, në vendin e tretë në kampionatin kosovar renditet skuadra e Llapit, e cila dje mundi 2-0 në shtëpi Ferizajn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!