Laçi ndez motorrët për Tiranën

Nga Dëfrim Methasani

Laçi në rrugëtimin e tij europian, duhet të kalojë pengesën Tiranë, ndaj përgatitjet janë serioze në prag të sfidës të së shtunës.

Tashmë timoni është në duart e trajnerit Sulejman Starova, që ka provën e dytë me laçianët. Ai tregon se ftesën e presidentit Pashk Laska e ka pritur me kënaqësi, madje e ka vlerësuar.

Starova pohon që ka një grup mjaft të mirë me të cilët kërkon jo vetë fitoren e kësaj ndeshje, por edhe një vend në Europë. Sipas tij vetëm një mungesë e Toros për arsye kartonash, nuk i prish planet e trajnerit për një sfidë të tillë.

Vlerësimi për Tiranën është i lartë, madje Starova e konsideron paradoks pozicionin aktual të bardhebluve, me formën që realisht gëzojnë. Për Laçin ka vetëm një objektiv, i cili është fitorja, ashtu si çdo ekip futet në fushë.

Tirana – Laçi do të luhet të shtunën në stadiumin “Selman Stërmasi” në orën 17:00 dhe pritet me interes për vlerat që kanë dy skuadrat, pavarësisht pozicionit në renditje të bardhebluve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!