Kutinjo: Mendoj të iki nga Barcelona!

Filipe Koutinjo duket larg nga Barcelona. Sipas gazetës braziliane “Sport”, mësohet se sulmuesi u ka zbuluar disa shokëve të “seleçaos”, se ai dëshiron të largohej nga “blaugranët” katalanas.

“Mendoj të largohem nga klubi, e di që është një vendim i vështirë, por mund të jetë më i miri për karrierën time”, mësohet të ketë thënë sulmuesi brazilian.

Kutinjo, i cili nuk po lë gjurmë te Barcelona, duket të jetë i lodhur nga kritikat e shumta që ka marrë dhe është gati të shkojë te Premier League (Mançester Junajtid), ose në Francë te Paris SG.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!