Real Madrid, 500 mln. euro për… blerje

Florentino Perez, 500 milionë euro për të rimëkëmbur Realin.
Sipas asaj që raporton “L’Equipe”, numri një i galaktikëve, Florentio Perez, ka vendosur të hapë thesin.
Parë skuadrën t’i ikin një pas një objektivat sezonalë, Florentino bëri ndryshimin e parë të madh, ndërsa pak javë më parë, solli për herë të dytë në timon të galaktikëve Zinedin Zidan. Me Realin, autor i tri Champions League radhazi.
Sigurisht që emrat janë ata: Mbape, Pogba dhe belgu Hazard, me këtë të fundit që po sot, ka dhënë shenja ndarjeje nga skuadra e tij e Çelsit.
280 milonët e raportuar nga Franca se do të shkojnë për Mbape, dhe lakimi i emrave të tjerë të pjacës së lartë, vinë në momentin më të mirë për trajnerin francez.
Zidan ndër të tjera, ka avantazhin e madh që përpos publikut mbretëror, një bashkëpunim me të, në shtëpinë e “bardhë” e duan Hazard, Pogba dhe Mbape.
Hazard ka shprehur se i pëlqen të jetë nën urdhërat e “Zizut”, ndërkohë që Pogba, ka shtuar se edhe pse ndihet i lumtur në Mançester, gjithkush e ka ënderr të shkojë te Real Madrid.
Në këtë mënyrë, Perez, në edicionin e vështirë, premton blerje big. Zidan është gati t’i presë ..