Gjici, fatura e Cuculit

Ramazan Ndreu e drejtoi thuajse në perfeksion skuadren e tij në debutim. Krutani, njohës i mire i futbollit shqiptar, mund të merrte lëvdatat e gjithë botes nëse ish-i i Partizanit, Cuculi, nuk do ndëshkonte Kukësin me një penallti të evitueshme. Megjithatë, Ndreu nuk vuri pika. Jo Gjici, i cili në dalje të “Loro Boriçit”, është shprehur:

Çfare të them. Një ndeshje e bukur, merituam fitoren, por Cuculi gaboi shumë rëndë. Më pas nuk e di a ishte penallti, pasi duhet ta shoh, por këto të Partizanit i kanë qejf penalltitë”,- tha Gjici për “SuperSport” pas ndeshjes.  

Presidenti i Kukësit harxhoi miliona për të afruar skuadren e tij me titullin, por si Shkurtaj ashtu dhe Rroca, nuk po justifikojnë.

Edhe pse në faze finale, kreu i klubit, shpërfaq optimizem e shton: “Matematika na lejon të shpresojmë te titulli, ndaj do luajmë deri në fund për fitore dhe të shohim si do shkojnë gjërat”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!