Duka “zbret” në fushë…

Armand Duka “zbret” në fushë.  Fill pas shkarkimit të Panuçit dhe emërimit  të përkohshëm të Bulkut dhe S. Memës, në krye të kombëtares,  presidenti i FSHF-së Armand Duka, i shoqëruar nga pjesetarë të institucionit të lartë të futbollit në vend,  është nisur drejt Durresit, aty ku është akomoduar kombëtarja.

Sipas asaj që raportohet nga federata, Duka do ketë një takim urgjent me futbollistët dhe stafin e ri. Më pas është paralajmëruar një konferencë për shtyp, duke nisur nga ora 13:30.

 Kuqezinjtë nisen turpshëm kualifikueset e Euro 2020-s, ndërsa mbremë në “Loro Boriçi” të Shkodres humbën 0-2, duke ndërlikuar ndjeshëm mundësinë për të mberritur te finalet e europianit. Në grupin “H”, dy ekipet e para kalojnë në fazën finale. Duka e di mirë këtë, ndaj duket se kërkon të fitojë në kohë.

Për t’u theksuar se po mbrëmë, kreu i FSHF-së ka patur një takim kokë më kokë me italianin 73-vjeçar Edi  Reja. Trajneri veteran, sikurse shumë teknikë kuqezinj, vjen nga shkolla italiane e futbollit. Për t’u parë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!