Më 15 prill, Asambleja e Përgjithshme…

Në mbledhjen e fundjavës së shkuar, në mjediset e Federatës Shqiptare të Futbollit, Komiteti Ekzekutiv, nën drejtimin e presidentit Armand Duka, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës.
Në të u miratuan materialet që do t’i paraqiten Asamblesë së Përgjithshme të zakonshme të futbollit shqiptar, e cila është programuar të mbahet të hënën e 15 prillit, njofton zyra e shtypit në FSHF.
Mbledhja u la për detyrë organeve ekzekutive të këtij institucioni, që materialet e aprovuara nga Komiteti, në bazë të statutit, t’i dërgohen për t’u njohur me to edhe të gjithë anëtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Në këtë mbledhje të Asamblesë së Përgjithshme të zakonshme, anëtarët e familjes së futbollit, klubet dhe presidentët, do të kenë rastin të ngrenë problemet që i shqetësojnë, si dhe të bëjnë propozimet e tyre, në dobi edhe të përmirësimit të strukturës së futbollit shqiptar.