Modifikohet kalendari…

Bojkoti i Shoqatës së Arbitrave një javë, pas ngjarjeve të dhunshme në fund të takimit Kamza – Laçi, e ka detyruar Sektorin e Garave në FSHF ta modifikojë kalendarin e veprimtarive futbollistike në vendin tonë. Këto ndryshime, nuk e kanë ngjeshur kampionatin, por vetëm e kanë zgjatur atë. Më së shumti ndryshimet kanë prekur vijimin e Kupës së 67-të të Shqipërisë.

NJOFTIMI I FEDERATËS – “Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka bërë disa modifikime të kalendarit të Kategorisë Superiore dhe Kupës së Shqipërisë, pas një jave ndërprerje të aktivitetit futbollistik. Ndeshjet e kthimit të turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohen më datë 3 Prill.

Ndeshjet gjysmë-finale do të zhvillohen në 24 Prill dhe 8 Maj 2019. Finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë për edicionin 2018-2019 do të zhvillohet ditën e diel më datë 2 Qershor. Java e 36-të e Kategorisë Superiore, e planifikuar për t’u luajtur më datë 25 Maj do të zhvendoset për datë 29 Maj”, shkruhet në komunikatën e FSHF-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!