Shqipëri – Turqi, drejtësi gjermane…
Shqipëria mëson gjyqtarët e sfides së 22 marsit ndaj Turqisë. UEFA, ka bërë me dije pak më parë, se për të vendosur drejtësi në premierën e grupit tonë, është caktuar një treshe gjermane.
Një ndeshje decizive, por dhe nga fakti që si Shqipëria ashtu dhe Turqia do të tentojnë një biletë për në “Euro 2020”, institucioni i lartë i futbollit në Europë, ka vendosur për gjyqtarë të pjaces së lartë.
Do të jenë Tobias Stieler kryesor dhe Mike Pickel e Christian Gittelmann në rolin e asitentëve. Kryesori Stieler, mban stemën e FIFA-s që prej vitit 2014.
Ndërkaq, Shqiperi – Turqi, luhet në Shkoder ditën e premte, duke nisur nga ora 20:45. Menjëherë kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Andorrës për takimin e dytë në grup me 25 mars me vëndasit “shtetvogël”. Panuçi tekniku i “shqiponjave”, ka që nga dita e hënë që stërvit futbollistët tanë…