Starova e Daja, gjest i rrallë Fair-Play…

Nga Isuf Myrtaj

Pas ndeshjes Laçi – Flamurtari (0-0), teknikët përgëzojnë si askush futbollistët.

Ndeshja u mbyll. Ashtu siç nisi 0-0…! Por ai gjest i bërë, nga dy teknikët, ndërsa skuadrat po futeshin në tunel, lipset të sherbejë si etalon shëmbullor për këdo që merret me sport.

I pari, e nisi Starova. Tekniku tiranas, edhe pse e ka dëshiruar fort fitorën në debutimin te Laçi, pati kurajon të përgëzojë të gjithë futbollistët e Flamurtarit pas takimit. Gjest vërtetë sinjifikativ i kohëve moderne.

Pas tij, radha e Dajes. Sikundër homologu i tij, edhe trajneri i vlonjatëve, është ndalur e ka pritur derisa bardhezinjtë po i drejtoheshin dhomave të zhveshjes. Takim dorë më dorë. Më pas, fair-play , kalon te vetë ata. Starova dhe Daja, në rrokjen e dytë të duarve…

Mesazhi i qartë! Luajmë në fushë, jemi njerëz dhe qytetarë pas saj. Jo racizëm… futbolli bashkon. Një skenë, që zor do mund të hiqet nga memorja. Në antitezë, me dhunën e shfaqur së fundi në ndonjë impiant sportiv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!