Starova debuton “thatë”, Tirana bie në Fushë-Krujë

Laçi – Flamurtari 0-0

Zhvillimet e fundit në kampin bardhezi, pas atij dështimi në të vajtjes në Kupë me Tiranën, u pritën me interes nga kurbinasit. Pozicioni i Sulejman Starovës në rolin e trajnerit dhe debutimi i tij me një barazim pa gola ndaj Flamurtarit, kaloi pa shumë zhurmë.

Tekniku kryeqytetas, pati vetëm dy ditë kohë për të punuar me grupin dhe në zyrtaren e parë, konstatohen disa detaje të përmirësimit të lojës. Megjithatë, për vetë objektivat sezonalë të bardhezinjve, barazimi me vlonjatët, është konsideruar thuajse dështim.

Nga ana tjetër Flamurtai i Dajes, ecën me moral të lartë. Priti thuajse gjatë gjithë lojës, por në momente të caktuara, ishte kërcënues, ndërsa Ribaj mund të kishte bërë keq vëndasve. Pikë e vyer e Flamurtarit, i cili ruan hapin me skuadrat në ndjekje të zonës europiane.

Kastrioti – Tirana 1-0  (Marku 27′) 11-m

Ndërkohë, Kastrioti ka marrë tri pikë të rëndësishme në shtëpi ndaj Tiranës. Goli i shënuar në pjesën e parë me penallti, është ruajtur  me fanatizëm deri në fund, duke bërë që krutanët të vijojnë ecurinë mbresëlënëse pas janarit.

Takimi është përshkuar nga situata tensioni gjatë gjithë ndeshjes, ndërkohë që sipas raportimeve të fundit nga Fushë-Kruja, në fund të takimit ka pasur zënka mes vendasve dhe lojtarit Halili. Bardheblutë, protestuan gjatë ndaj vendimeve të gjyqtarëve, teksa sipas tiranasve, atyre iu është ngrënë haka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!