Uells-Ukrainë sot bileta e fundit europiane e ‘Katar 2022’

Pak muaj nga ‘Katar 2022’ kanë mbetur vetëm tre skuadra për të plotësuar tablonë e 32 kombëtareve që do të marrin pjesë në Botëror.

Njëri do të jetë fituesi i Uellsit-Ukrainë (sot në orën 18:00), teksa dy të tjerët do të vendosen nga play-off-i ndërkontinental: Peruja kundër fituesit të Emirateve të Bashkuara Arabe-Australi dhe Kosta Rika-Zelandë e Re.

Uellsi vjen në këtë finale të ‘Play Off-i’ pasi eleminoi Austrinë me rezultatin 2-0 ndërsa Ukraina para pak ditësh kaloi në Hampden Park 3-1 Skocinë.

Të kualifikuarat nga Europa:

Dhjetë biletat europiane të ‘Katar 2022’ figurojnë ekipet kombëtare që fituan grupet e tyre përkatëse. Këto janë: Belgjika, Kroacia, Anglia, Danimarka, Franca, Gjermania, Holanda, Serbia, Zvicra dhe Spanja.

Tre vendet e tjera në dispozicion u caktuan më pas përmes play-off-it. Portugalia dhe Polonia (kaluan respektivisht Maqedoninë e Veriut dhe Suedinë).

Ndërkohë vendi i fundit i disponueshëm për kontinentin europian do të luhet sot në Kardif në 18:00 mes Uellsit dhe Ukrainës. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!