Uellsi në Botëror, Ukraina dinjitoze nuk mjafton

Finale play off: Uells-Ukrainë 1-0 (Jarmolenko 34 aut)

Uells-Ukrainë luajtur pak çaste më parë në Kardif, ka prodhuar biletën e 13 europiane për në ‘Katar 2022.

Një goditje dënimi ekzekutuar nga Bejl në të 34′ dhe e devijuar me kokë nga Jarmolenko, përfundoi në rrjetë duke bërë që sinjali i fundit i spanjollit Lahoz të çertefikojë Uellsin pas 64 viteve në fazë finale të Botërorit të nëntorit 2022.

Për kronikë, në pjesën e dytë sukadra ukrainase ushtroi presion të madh por Jarmolenko, Zinçenko, Karavajev, Malinovski e të tjerë lojtarë nuk e kaluan dot portierin 35 vjeçar Henesi. Më i miri në fushë.

Vendasit në një zbritje iu afruan golit të dytë, topi preku shtyllën. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!