Braziliani Xhekson, lojtari ri i Gjilanit…

SC Gjilani ka arritur marrëveshje me futbollistin brazilian Jacskon Ferriera për të qenë pjesë e klubit për edicionin e ardhshëm.

28 vjeçari, Ferriera, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të majtë edicionin e kaluar ishte pjesë e FC Luftëtarit në Kategorinë Superiore, derisa në të kaluarën ishte pjesë e shumë klubeve të njohura në Brazil dhe Greqi.

SC Gjilani njofton se gjatë ditëve në vijim do të ketë shumë risi në afatin kalimtar të verës dhe në ardhjet e reja, njofton klubin kosovar i Gjilanit.

Pas Erlis Frashërit, mbrojtësi 28-vjeçar brazilian që ka luajtur me Luftëtarin, është futbollisti i dytë i Superiores shqiptare që i bashkohet skuadrës së Gjilanit, e cila drejtohet nga një trajner i njohur Shqiptar, si Gentian Mezani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!