Duro: I kënaqur me skuadrën, objektivi tri pikë

Shpëtim Duro në pak kohë, ka rikthyer entuziasmin për herë të dytë te kurbinasit.

Fillimisht barazmi në Shkodër me Vllazninë (0-0, 9 prill 2022), bileta e finales së Kupës së 70-të të Shqipërisë, fitorja 2-1 me Dinamon për javën e 28-të, supersfida e barazuar pa gola javën e kaluar në Kukës me vendasit, i kanë dhënë qetësinë e duhur ekipit kurbinas të presidentit Pashk Laska.

Trajneri i njohur ndërsa u pyet nga ‘Sportiim.al’ tha se objektivët e kuadrës që ai drejton minimalisht është bileta e Conference League.

Ndaj Tiranës?

“Sigurisht pretendoj të luajmë mirë dhe të fitojmë ndaj Tiranës”.

Perormanca deri tani?

‘Natyrisht jam i kënaqur me atë që po jep skuadra deri tani, shoh seriozitet angazhim, sakrificë e mbi të gjitha dëshirën për të zbatuar ato detyra që unë jap specifikisht.

Tempi i Tiranës..?

“Nuk më intereson se cfarë bën Tirana. Ata janë drejt titullit kampion, tani dihet por ne do të bëjmë detyrën tonë për të arritur objektivin në këtë ndeshje.

Mungesa?

Në këtë takim mungesa e vetme është Ujka”

Ndërkaq klubi ka përpiluar listën prej së cilës do të dalë formacioni bazë ndaj bardhebluve:

Lista e futbollistëve të grumbulluar nga Shpëtim Duro për takimin e ditës së premte 29/04/2022:

1-Alen SHERRI
2- Mario DAJSINANI
3-Vitkor VELKOSKI
4-Aleksander IGNJATOVIÇ
5-Rudolf TURKAJ
6-Renato ZIKO
7-Bashkim VELIJA
8-Renato MALOTA
9-Julian SHEHU
10-Ardit DELIU
11-Adeleke AKINIEMI Akinola
12-Sebastjan SPAHIU
13-Iljasa ZULFIJI
14-Van Dejv HARMON
15-Dejan ZARUBICA
16-Mentor MAZREKAJ
17-Saliu GUINDO
18-Klinti QATO
19-Marko ROGANOVIÇ/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!