Shehi: Laçi i fortë, ne duam pikë
Tirana udhëton nesër drejt Laçit për t’u ndeshur me vendasit për javën e 31 -të Abissnet Superiore. Në kushte të tjera, vendi i parë Tirana dhe i dytë Laçi, do të ishte betejë sportive me të cilën dy skuadrat, jo larg, kanë mësuar tifozeritë përkatëse.
Por bardheblutë prej javësh e kanë vrarë kampionatin dhe thjesht po presin të mbërrijë matematika për t’u korurëzuar për herë të 26-të kampionë të vendit.
Megjithatë Orges Shehi mendon se skuadra e tij do kërkojë pikët e sigurisë ndaj bardhezinjëve duke bërë sipas tij edhe një autokritikë për atë humbje me Kastriotin një javë më parë.
Shehi para mediave:
“Laçi është një kundërshtar i fortë, vendi i dytë në kampionat. Duhet ta vlerësojmë këtë moment, skuadra është stërvitur mirë pas një ndeshje jo pozitive me Kastriotin.
Java nuk ka qenë e plotë nga e diela në të premte, kemi qenë më shumë me përgatitje në aspektin psikologjik. Në çdo periudhë të kampionatit ka një ngjeshje të kalendarit, e kemi kaluar edhe me pandeminë”.
“Nuk është shumë problem se çdo skuadër ka organikën për të bërë rotacion, ne fokusohemi te ndeshja e nesërme para ndeshjes së mesjavës së ardhshme. Gjithnjë kërkojmë të bëjmë më të mirën dhe të jemi dominant. Futemi në fushë për të marrë pikët që na duhen”.
“Nuk kemi pasur asnjëherë presion, edhe atë që kemi pasur kemi ditur ta menaxhojmë. Një autogol në sezonin e kaluar na nxori jashtë Europë me Laçin, por është diçka tjetër në këtë sezon. Ne shkojmë për të bërë më të mirën dhe për të kaluar ndeshjen ndaj Kastriotit”,