Dinamo drejt rrëzimit, ideja ‘Vanoliane’: Punoj edhe në inferiore

Në vigjilje të derbit 141 ndërmjet Partizanit dhe Dinamos, tekniku italian i bluve Rodolfo Vanoli doli para mediave për të thënë atë që u pyet nga të pranishmit. Skuadra e Dinamos nuk arrin të japë shenja ‘jete’ ndërsa me Vanolin në pankinë ende nuk ka marrë një pikë.

Vanoli:

“Nuk me pëlqen te flas për fatin ose mungesën e tij, por për çdo gabim qoftë edhe minimal jemi penalizuar së tepëremi. Uroj që duke nisur nga nesër, gjërat të ndryshojnë për mirë.

Mendoj që kjo skuadër meriton diçka më shumë për lojën që ka prodhuar”, ka thënë fillimisht Rodolfo Vanoli në konferencën për shty në prag të ndeshjes me Partizanin që do të luhet ditën  e nesërme.

Lidhur me derbin ndaj Partizanit trajneri italian shtoi:

“Për sa i përket derbit, janë gjithmonë ndeshje speciale. Uroj të fitojmë edhe për presidentin, dua t’ia dhurojmë atij suksesin sepse e di sa e vuan situatën e momentit. Jemi me besim dhe të karikuar, besoj se do bëjmë një paraqitje të mirë.

Partizani është një ekip i madh dhe i rëndësishëm ne Shqipëri, ashtu si edhe ne. Kanë një trajner shume të mirë, por derbit janë ndeshje jo si të tjerat. Uroj që nga nesër të ndryshojë dhe ky rendiment negativ.

Sofranak?

“Sofranak snuk është në gjendje të mirë fizike dhe mendore dhe nuk po tregon përkushtim ndaj fanellës. U ble si lojtar i rëndësishëm por nuk ka treguar atë që pritej. Mendoj se kush e vesh ketë fanellë duhet ta dojë dhe ta nderojë. Sipas meje kjo ndjenjë ka munguar tek ai.

Mija është i ri, edhe të tjerët që janë lojtarë të së ardhmes së Dinamos unë nuk kam frikë ti hedh në fushë. Me mua të rinjtë kanë luajtur gjithmonë. Për fat të keq i kemi provuar të gjitha por pa rezultat. Është një nga ato sezonet kur gjërat thjesht nuk ecin.

Unë i shikoj lojtarët në stërvitje sesi përpiqen dhe më dëgjojnë. Ata duhet të vazhdojnë të përpiqen por uroj që goli të mos vijë atëherë kur të jetë shumë vonë.

E ardhmja?

“Unë nuk e braktis anijen, nuk kam frikë nga Kategoria e Parë. Për mua është një sfidë personale, nuk bëhet fjalë për para. Nuk kam drejtuar kurrë një ekip në Serinë B, por këtu e ndjej si obligim të qëndroj”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!