Delegacioni i FSHF-së në Kongresin e FIFA-s

Armand Duka, President i FSHF-së i pranishëm sot në Doha të Katarit për të marrë pjesë në Kongresin e 72-të të FIFA-s. Kreu i futbollit shqiptar asistoi në këtë event madhor të FIFA-s së bashku me Zv.Presidentin e FSHF, Lutfi Nuriun dhe Sekretarin e Përgjithshëm Ilir Shulku.

Ndërkaq në kongres presidenti i FIFA-s Infantino ka deklaruar para gjithë delegatëve të pranishëm se Botërori që starton më 21 nëntor do të jetë më i madhi, më atraktivi dhe do të jetë ai që për nga arritja, do të futet në histori.

Ndërkohë një njoftim për shtyp, FIFA ka bërë të ditur se nesër 1 prill 2022 do të shortojë Botërorin që do të zhvillohet në Katar nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor 2022.

Ajo sqaron se paraprakisht se mbi bazën e renditjes në FIFA-s do të operohet për të vendosur 32 ekipet në katër vazo të ndryshme me nga 8 skuadra finaliste. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!