Dy teste, Shqipëria zbret një pozicion, progreson Kosova

Një humbje dhe një barazim në teste, vendi i 66 për Shqipërinë në FIFA.

Në përditësimin e fundit për muajin mars Shqipëria ka humbur një pozicion në renditjen e FIFA-s.

Humbja 2 -1 me Spanjën dhe barazimi pa gola me Gjeorgjinë i kushtojnë kombëtares kuqezi ndërsa provizorisht vjen e 66 në ranglistë.

Ndyryshe nga Shqipëria Kosova me Zhires në timon pas dy fitoreve 5-0 me Burkina Faso dhe 1-1 me Zvicrën e sheh vetën në vendin e 107. Goxha progres në pak kohë.

Sakaq lajmi i ditës është zbritja nga vendi i parë prej më shumë se 3 vitesh e skuadrës së Belgjikës. Këtë radhë kreu i takon Brazilit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!