FSHF-ja “transferohet” në UEFA…

Për herë të parë 8 shqiptarë, anëtarë të KE-së dhe punonjës të FSHF-së, pjesëtarë të komisionet e ndryshme të UEFA-s

Në shkurt të këtij viti, Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, u zgjodh anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, post i cili në mënyrë indirekte, do të rriste “peshën specifike” të futbollit shqiptar në familjen e madhe europiane.

Dhe beneficet kanë nisur të ndiehen menjëherë. Kështu, nga riformatimi i komisioneve të ndryshme të UEFA-s me mandate 4-vjeçar (2019-2023), 8 anëtarë të Komitetit, apo punonjës të Federatës Shqiptare të Futbollit, janë bërë pjesë e tyre.

Komisionin “Hat-Trik”, presidenti i FSHF-së Armand Duka, është zgjedhur nënkryetar i këtij komisioni, duke qenë gjithashtu edhe nënkryetar në Komisionin e Stadiumeve dhe të Sigurisë.

Komisionin Juridik është zgjedhur avokati Artan Hajdari, ndërsa Arben Dervishaj është zgjedhur në Panelin e Ndërtimit dhe Menaxhimit të Stadiumeve, që të dy këta anëtarë të Komitetit Ekzekutiv në FSHF.

Edvin Libohova, zv.president i FSHF-së, është zgjedhur anëtar në Komitetin e Përgjegjësisë Sociale dhe të “Fair Play”-t, ndërsa sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku është përzgjedhur si anëtar në Komitetin e Futbollit.

Komisionin e Medias, anëtar është zgjedhur Gazmend Malo, shef i zyrës së Marketingut në FSHF, ndërsa në panelin e Konventës së Arbitrimit është zgjedhur shefi i sektorit të gjykimit, Sokol Jareci.  

Ndërkohë, Aldi Topçiu, shefi i zyrës Juridike të FSHF-së, mban statusin e oficerit të Integritetit, pjesë e grupeve të punës së UEFA-s për ndeshjet e dyshuara për trukime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!